• Raportime

Renditja e re e FIFA-s/ Ngjitet Shqipëria, Kosova në “rënie të lirë”

FIFA ka përditësuar renditjen e Kombëtareve dhe Shqipëria ka fituar 3 pozicione nga renditja e fundit. Dy fitoret e bukura me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në kualifikuese e “Euro 2024”, u kanë siguruar kuqezinjve vendin e 65-të në listë duke parakaluar Islandën dhe Cabo Verde, ndërsa përpara sheh Irlandën e Veriut dhe Xhamajkën.

Kosova pëson një rënie të madhe prej 5 pozicionesh teksa bien nga vendi i 102-të tek i 108-ti. Rezultatet negative në kualifikuese kanë ndikuar ndjeshëm në këtë renditje.

Tek ekipet “big”, Agjentina kryeson ngushtë ndaj Francës, ndërsa Brazili plotëson podiumin. Anglia, Belgjika, Kroacia, Holanda, Italia ndjekin ndërsa Portugalia dhe Spanja mbyllin 10-shen e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *