• Maliq

Rëmbec, vijon puna për rregullimin e rrugëve të brendshme të fshatit

Në fshatin Rëmbec të njësisë administratve Pojan kanë filluar prej ditësh punimet për rregullimin dhe sistemimin e disa prej rrugëve të brendshme të këtij fshati. Janë fillimisht dy rrugë pranë qendrës së fshatit që janë kthyer në kantier ndërtimi dhe më pas do të vijohet me rrugët e tjera.

Banorët e fshatit duken të kënaqur nga këto ndërhyrje dhe për mikrofonin tonë shprehen se presin sistemim edhe të rrugëve të tjera.

Fshati Rëmbec në Bashkinë e Maliqit po pëson ndryshime të mëdha në vitet e fundit. Më parë në është siguruar edhe furnizimi me ujë të pijshëm 24-orë ndërsa është rehabilituar edhe muzeu i fshatit. Sistemimi i rrugëve të brendshme është projekti i radhës nga Bashkia e Maliqit për këtë komunitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *