Rektori i ri i universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë Lorenc Ekonomi në një deklaratë për mediat pasi ka falenderuar kolegët dhe studentët për besimin e dhënë, ka bërë të njëjtën gjë edhe për dy kolegët e tjerë që ishin pjesë e garës për rektor në këtë universitet. Ekonomi në fjalën e tij është ndalur tek kombëtarizimi dhe ndërkombëtarizimi i këtij institucioni të arsimit të lartë.
Më pas Ekonomi ka siguruar se do të ketë një reformë përsa i përket programeve të studimit të këtij universiteti, programe që do jenë më afër tregut të punës.
Lorenc Ekonomi është zgjedhur rektor i universitetit të Korçës me 53.3% të votave, ndërkohë që kandidati tjetër Robert Damo u rendit i dyti me 35% dhe e treta Irena Nikaj me 11.7% të votave.