• Korça

Reinout Vos komenton situatën politike/ Ambasadori holandez i bën thirrje partive të vendit për bashkëpunim

Ambasadori i Holandës në Shqipëri Reinout Vos nga Korça pas një takimi që ka pasur me studentë të fakultetit ekonomik të universitetit ka komentuar hapjen e mundshme të negociatave të Shqipërisë për në BE. Gjithashtu ambasadori holandez është ndalur edhe tek situatat parlamentare si dhe bllokimin që po i bën opozita prej muajsh këtij parlamenti. Vos i është përgjigjur dhe interesit të gazetarëve për probleme të politikës shqiptare.

“Siç e dini Shqipëria është në rrugën e saj drejt BE, kështu që zyrtarisht negociatat kanë nisur. Që raundi tjetër i negociatave të nisë duhet të ketë një vendim nga Këshilli në Bruksel por jam konfident që të vijë shpejt. Nuk shoh arsye pse ky vendim duhet të zgjatet, është një proces në vijim dhe besoj se vendimi do të merret shpejt. “

“Është e trishtë që Shqipëria muajt e fundit nuk ka patur një jetë të shëndetshme parlamentare. I kërkoj të dyve partive të bëjnë maksimumin e tyre, të kemi një parlament siç duhet të jetë.”

Gjithashtu Vos është shprehur se të dyja partitë e mëdha duhet të kontribuojnë në jetën parlamentare kjo në të mirë të vendit dhe sipas tij kjo është thirrja që i bëhet Shqipërisë në këto momente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *