• Pogradec

Rehabilitimi i pallatit të sportit në Pogradec/ Kryeministri Rama inspekton përfundimin e punimeve

Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës përkatëse ku zhvillohen sporte të disiplinave të ndryshme, është në vëmendje të politikave të qeverisë shqiptare, për të nxitur të rinjtë e të rejat që të ndjekin rrugën e sportit dhe forcuar traditën sportive. Kryeministri Edi Rama pa nga afër investimin për rehabilitimin e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi” në Pogradec. Ky investim i bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe bashkia Pogradec, do të ofrojë ambiente të reja për të gjitha disiplinat e sporteve me dorë dhe sporteve të forcës. Kryeministri është informuar nga kryebashkiaku i Pogradecit lidhur me punimet të cilat janë thuajse në përfundim, ndërsa tashmë pritet edhe vendosja e disa tabelave elektronike, të cilat do të plotësojnë parametrat që kërkon federata. Në këtë pallat sporti ka ambjente të përshtatshme dhe bashkëkohore për të gjitha llojet e sporteve duke i dhënë kështu mundësi të rinjve të talentuar të Pogradecit të ushtrohen në disiplina të ndryshme sportive. Projekti i rehabilitimit të pallatit të sportit Arefi Berberi në Pogradec ka një kosto totale prej 130 milionë lekësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *