• Korça

Regjistrimi i mjeteve të importuara / Në 10 muaj janë regjistruar mbi 2 mijë mjete që plotësojnë normën Euro 4

Brenda këtij 10 mujori në Qarkun Korçë janë regjistruar mbi 2 mijë mjete të cilat përmbushin normën Euro 4 si një masë kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorrike. Përgjegjësi i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë Erald Hoxhallari shpjegon se janë disa kushte që duhet të përmbushen sa i takon rregullave të reja të importit të makinave, ndaj ju rikujton të gjithë personave që para se të blejnë një makinë jashtë shtetit, të verifikojnë nëse mosha e mjetit përmbush kriteret e importit dhe rëgjistrimit në Shqipëri me qëllim evitimin e shpenzimeve për ta.

Më tej Hoxhallari shton se kohët e fundit kanë nisur të regjistrohen edhe mjete që përmbushin normën euro 5, edhe pse të pakta në numër, përfshirë këtu mjetet hibride dhe elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *