• Kolonjë

Reagon Lumani: Jam “babai” i Isait, unë shuajta dhunën

Një incident u shënua në ditën e zgjedhjeve. Mësohet se është goditur kandidati i PS Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qafzez të Kolonjës.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin.

Mësohet se agresori është Esmerald Kacolli. Në kohën e përplasjes ka qenë dhe kandidati i PD Ethemi Lumani. Ndërkaq, Lumani në intervistë për RTSH Korçën u shpreh:

“Unë kam qenë personi që kam shuar sherrin me Erion Isain. Sapo mesova se kandidati rival po shkelte ligjin, jam nisur menjehere ne Qafzeze, por me pare kisha lajmeruar edhe shefin e komisariatit. Isai shkeli ligjin pasi beri fushate diten e heshtjes zgjedhore. Mberrita ne me pare se policia dhe ndava sherri qe mund te precipitonte. Ju thashe jam babai juaj, por nuk di dhe nuk isha ne momentin qe pretendon se eshte goditur kanditati. Te gjitha jene te paverteta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *