• Lajme kombëtare

Rama në sy të Borrell e Varhelyi: Nuk heqim dorë nga aministia fiskale, në monitorim legalizimi i kanibisit

“Pasaportat e arta”, aministia fiskale dhe legalizimi i kanabisit mjekësor por dhe reforma në drejtësi duket se kanë qenë tre çëshjet të cilat janë diskutuar sot në mbledhjen e së dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asociimit.

Në konferencën e përbashkët për median me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, dhe Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi Rama bëri të qarta qëndrimet e qeverisë shqiptare në procesin e integrimit europian.

Aministia fiskale

Por ndryshe nga procesi i “pasaportave të arta” për të cilën qeveria Rama bëri një hap pas duke e tërhequr derisa të shprehet gjykata europiane, për amnistinë fiskale nuk heq dorë. Por, do të vijojë të punojë me ekspertët e BE-së për të realizuar draftin final.

Qëndrimi ynë është i ditur për amnistinë fiskale. Vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe delagionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Nuk heqim dorë se thjesht nuk është gjë e mirë në parim, sepse kemi të gjithë arsyet për të menduar që është gjë e duhur për Shqipërinë. Nga ana tjetër duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku prandaj ju falënderoj për ekspertizën. Duam ti shkojmë deri në fund procesit të dialogut. Sot është një draft tërësisht i ri falë ekspertizës që na keni ofruar” tha Rama.

Legalizimi i kanabisit, drafti drejt Kuvendit

BE do të ketë në vëmendje edhe legalizimin e kanabisit mjekësor

”Kemi përfunduar procesin e konsultimi për kanabisit mjekësor. Do të vazhdojmë në parlament, duke pasur shumë të qartë se nuk është çështja si e shkruajmë por si e zbatojmë. Për këtë të gjithë elementet e monitorimit janë të miremenduara dhe do të gjykohen në praktikë” tha Rama.

Rama garanton ndërkombëtarët: Nuk ofroj shërbime avokatie për askënd

Reforma në drejtësi mbetet një pikë kyçe për procesin e integrimit europian.

Rama garantoi diplomatët e Bashkimit Europian se qeveria nuk do të jetë avokate e atyre që duhet të përballen me drejtësinë.

“Jam krenar që në rajon Shqipëria është iu vetmi vend që ka bërë këtë reformë dhe ka hedhur këtë hap.

“Reforma në drejtësi po jep rezultate. Natyrisht që zbatimi ka problemet e veta, ka ferra e gropa por nuk kemi vënë në diskutim dhe kemi bërë të qartë që cilido ka punë me drejtësinë të marrë avokat. PS dhe Qeveria nuk ofron shërbime avokatie për askënd. Kjo është një arritje domethënëse në një proces ku duam të hymë në një fazë të re me prokurorimet publike. Po përgatisim një reformë që do të përmbysë tërësisht sistemin e zbatimit të Prokurimeve Publike,” theksoi Rama.

Një tjetër reformë pritet të jetë dhe sa i takon prokurimeve publike.

“Heqja e prokurimeve nga duart e institucioneve është objektivi ynë dhe për këtë po bashkëpunojmë me agjencinë e OKB-së që do të paraqesë së shpejti një platformë që do të transformojë komplet prokurimet publike dhe nuk do të ketë më zyrtarë të lartë që do të ketë lidhje me të. Është një tjetër revolucion që do e ngrejë Shqipërinë në një tjetër nivel në aspektin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit,” tha Rama

Rama kërkoi dhe ndihmë financiare.

“Është koha që BE të bëjë një hap të konsiderueshëm në aspektin e afrimit.  Ne nuk kërkojmë dhurata, as mbyllje sysh, duam të bëjmë detyrat por në aspektin financiar Ballkanin nuk mund ti rezistojë të gjithë këtyre goditjeve pa pasur mbështetje financiare.Ballkani Perëndimor nuk e përballon dot këtë hendek që zgjerohet” tha Rama duke e mbyllur fjalën e tij  duke nënvizuar se “Shqipëria meriton kaq por dhe më shumë” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *