• Pogradec

Rama në Pogradec: Do ndërtojmë shëtitore buzë liqenit

Partia Socialiste vijon me fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke kërkuar votën e qytetarëve për kandidatët e saj për kryebashkiakë. Kreu i Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal pasditen e kësaj të hëne në Pogradec, ku përmendi disa nga projektet që, sipas tij, do transformojnë bashkinë. Rama tha se është në proces një projekt i madh me vlerë rreth 15 milionë euro për të gjithë zonën e Drilonit, teksa shtoi se një tjetër projekt është gati po ashtu për ndërtimin e një shëtitoreje buzë liqenit.

Kandidati Ilir Xhakolli i kërkoi votën qytetarëve, teksa tha se në 4 vitet e ardhshme do të punohet për të transformuar të gjithë bashkinë. Xhakolli theksoi se ai ka projektet e duhura dhe mbi të gjitha, shtoi ai, mbështetjen.

Sa i takon kandidatëve të kundërshtarëve politikë, Rama tha se asgjë nuk ishte bërë gjatë drejtimit të tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos kthehen prapa duke votuar për koalicionin Meta-Berisha, duke shtuar se këta dy të fundit i duan bashkitë për t’i marrë peng dhe për t’i përdorur në ‘luftë’ kundër qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *