• Maliq

Rama në Maliq: Shëtitorja e re do të nxisë turizmin në Maliq

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë turit të tij elektoral në juglindje të vendit u ndal edhe në Maliq, ku prezantoi kryebashkiakun aktual, Gëzim Topçiu, i cili kandidon për një tjetër mandat në 14 maj. Rama u shpreh se “në Maliq, ashtu si në të gjitha bashkitë që drejton PS, kemi mundësi të flasim më pak, sepse janë punët e veprat që flasin vetë”.

Kryeministri theksoi se përtej ndriçimit publik, çerdheve kopshteve e shkollave të ndërtuara, qendrave shëndetësore të rindërtuara, apo edhe shërbimi për qytetarët, në Maliq ka filluar një lëvizje e rëndësishme ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *