• Pogradec

Rama me organizatat socialiste, Rama: PS garanci për progresin e vendit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka vijuar takimet me organizatat e PS në Pogradec, në kuadër të procesit të rienergjizimit të partisë. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Rama tha se PS është një garanci për progresin e komunitetit dhe të vendit.

Kryeministri theksoi se Shqipëria sot është në një fazë transformimi historik.

Kryeministri Rama në vijim të fjalës së tij tha se ekonomia, drejtësia por edhe pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë sot janë në nivelet më të mira që kanë qenë ndonjëherë, por ende duhet punë për të garantuar vazhdimësinë e progresit. Një gjë e tillë sipas tij mund të arrihet vetëm me PS në krye të punëve dhe të qeverisjes së vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *