Korça ka mirëpritur për të disatin vit radhazi garën ndërkombëtare të makinave dhe motorëve të malit “Rally Albania”. Rreth 300 garues nga 25 vende të botës do të garojnë në shtigjet e juglindjes me fokus qytetin e Korçës, si pjesë e itinerarit të kësaj gare të rëndësishme për promovimin sportiv dhe zhvillimin turistik e ekonomik të vendit. Pas përfundimit të garës, konkurrentët shprehen se Shqipëria është një vend që i përshtatet më së miri sportit ekstrem të makinave e motorrave malorë.
Pas Tiranës dhe Qeparosë, Korça është etapa e tretë e kësaj gare. Pjesëmarrësit e Rally Albania do të garojnë në të gjitha zonat urbane, rurale dhe malore të qarkut të Korçës e më pas do i drejtohen Shëngjinit.