Me nisjen e vitit shkollor fillojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë kurset e qendrës kulturore të fëmijëve “Mihal Grameno” në qytetin e Korçës, të cilat janë të integruara tek ambientet e qytezës së fëmijëve. Këto kurse kanë për qëllim jo vetëm zhvillimin e njohurive dhe aftësive të fëmijëve por edhe argëtimin si dhe evidentimin e talenteve të tyre.
Sportet janë po ashtu shumë të frekuentuara nga fëmijët, duke u dhënë mundësi jo vetëm të kalojnë kohën e tyre të lirë, por edhe të rriten të shëndetshëm.
Qyteza e fëmijëve në Korçë është e para dhe e vetmja qendër e përmasave të tilla në të gjithë rajonin që ka një mision social, edukues dhe argëtues për fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 3 deri në 14 vjeç.