• Korça

“Qyteti i mallit tim”/ Botimi më i ri nga shkrimtari Vangjush Ziko

Shkrimtari korçar Vangjush Ziko ka nxjerrë në treg librin “Qyteti i mallit tim”, një botim me materiale historike, kulturore dhe poezi për qytetin e Korçës. Ky është libri i pestë që Ziko shkruan për qytetin e lindjes duke shprehur edhe mallin e tij për shkak se prej vitesh banon në Kanada. Ai tregon se botimi ka të bëjë me një kolazh të krijimtarisë së tij për Korçën:

Libri “Qyteti i mallit tim” përfshin edhe një përmbledhje të poezive më të mira të autorit botuar më parë në gjashtë vëllime. Ai ka botuar rreth tridhjetë vepra në poezi, dramë dhe përkthime, por është autori edhe i një sërë studimesh, esesh, dramash, skenarë filmash dhe skicash letrare, si dhe bashkëautor tekstesh të letërsisë. Vangjush Zikos i është dhënë urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë dhe “Kurora e Krijimtarisë 2006” nga Klubi Letrar “Bota e Re”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *