• Korça

“Qytetar nderi” i Korçës/ Titulli i jepet famulltarit të parë katolik në Korçë At Gery Walsh

Bashkia e Korçës ka nderuar me titullin “Qytetar nderi” i Korçës, priftin e parë katolik të ardhur në Korçë, At Gery Walsh. Me origjinë nga Kanadaja, pas 10 viteve shërbimi meshtarak të kryer në dioqezën e tij, ai iu bashkua Misionarëve të Bamirësisë së Nënë Terezës në Indi. Më pas ajo filloi të planifikonte hapjen e disa bashkësive misionare në Shqipëri dhe duhej figura e një prifti që mund të fliste anglisht për të shoqëruar motrat e dërguara. Për këtë arsye zgjodhi At Geryn dhe ai erdhi në Korçë në 1992. Pasi njohu Bernardina Pecon, një grua katolike nga Shkodra të shpërngulur në Korçë, falë saj mundi të takonte me shumë katolikë të tjerë e kështu rilindi komuniteti katolik në Korçë. Misionin e tij ai e ushtroi jo vetëm në Korçë, por edhe në Maliq, Bilisht dhe Pogradec deri në 1999 kur u largua nga Shqipëria. At Gery ringriti kolegjin Preka në 1997 ndërsa ka dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e grupeve në nevojë, ndaj dhe bashkia Korçë vendosi ta nderojë me këtë titull nderi.

Ceremonia u shoqerua edhe me një ekspozitë ku u pasqyrua rrugëtimi 30-vjeçar i komunitetit katolik në Korçë. Pjesë e ekspozitës ishin edhe fotografi nga vizita e Nënë Terezës në këtë qytet.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *