• Korça

Qetësohet situata në Kapshticë, lëvizjet mbeten ende të larta por nuk ka radhë në pikat e kalimit kufitar

Përtej situatës së krijuar gjatë fundjavës së kaluar, duket se në dy pikat kryesore të kalimit kufitar të qarkut të Korçës gjendja paraqitet përgjithësisht më e qetë, edhe pse kalimet vijojnë të jenë të shumta. Sa i përket 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë në vendin tonë 4900 shtetas si dhe kanë dalë 2390 shtetas shqiptarë e të huaj. Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh shqipërinë me Maqedoninë e Veriut kanë hyrë 3300 shtetas dhe kanë dalë 2850. Pritet që në ditët e para të vitit 2024 fluki të vijë në rritje në të dy këto pika kalimi kufitar, teksa autoritetet doganorë bëjnë me dije se kanë marrë të gjitha masat për përballimin e lëvizjeve të shtuara dhe shmangien e rradhëve të gjata të pritjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *