Bashkia e Devollit ka përcaktuar dy ambjente në qytetin e Bilishtit që shërbejnë si qendra ditore për të moshuarit, kapaciteti i të cilave shkon në 250 persona. Në njërin prej ambjenteve që ndodhet në qendër të qytetit është duke u punuar edhe për krijimin e një hapësire çlodhëse në natyrë, duke vendosur tavolina e stola.
Të moshuarit shprehen të kënaqur për këtë haëpësirë dedikuar atyre, pasi është një mundësi e mirë për të kaluar disa orë nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Edhe një tjetër qendër ditore është e vendosur në ambjentet e qendrës multifunksionale duke i dhënë kështu mundësi të moshuarve të qytetit të Bilishtit të kalojnë kohën e lirë aty ku dëshirojnë.