• Maliq

Qendra shëndetësore në Maliq, së shpejti nis rikonstruksioni i godinës

Qendra shëndetësore në Maliq së shpejti do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë Mikel Llogori bën të ditur se ky rikonstruksion është pjesë e investimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar një shërbim shëndetësor me standarde të larta në shërbim të pacientëve.

Në këtë qendër shëndetësore ofrohet shërbim për rreth 7500 banorë nga 2 mjekë dhe deri në përfundim të rikonstruksionit të godinës, i cili është parashikuar të zgjasë rreth 6 muaj, shërbimi do të ofrohet në një ambjent alternativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *