• Korça

Qendra Olimpike në fokus/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, jep detaje të reja nga Korça.

Komiteti Olimpik në bashkëpunim me qeverinë Shqiptare është duke ideuar ndërtimin e qendrës Olimpike ndër më të mirat në Botë. Lajmin e ka dhënë nga Korça presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli. Ylli bëri me dije se ky investim do të jetë një qendër që do të ketë shumllojshmërinë e sporteve Brenda dhe përfshin një stadium prej 35 mijë vendesh dhe një pallat sporti prej 6 mijë vendesh.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar thekson gjithashtu se me futjen në parlament të për miratimin e kompanive të basteve dhe përmes ligjit të sponsorizimit do të ketë më shumë të ardhura për sportin me qëllim që të mbështeten edhe projekte të tilla.

Sipas Yllit, ndërtimi i qendrës Olimpike me përmasa të tilla do ti vijë në shërbim jo vetëm sportistëve elitarë që ka Shqipëria por të gjithë sportistëve që ushtrojnë sporte të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *