Qendra komunitare në fshatin Rëmbec iu nënshtrua rikonstuksionit për ta kthyer atë në funksion të banorëve. Punimet e fazës së parë tashmë kanë përfunduar e më pas kjo qendër do të ketë disa funksione, për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, për zhvendosjen në të të qendrës shëndetësore të fshatit si edhe si një qendër ditore për moshën e tretë.
Vetë banorët tregojnë se kanë nostalgji për kohën e shkuar kur në vatrën e kulturës zhvilloheshin aktivitete dhe shprehen të kënaqur që kjo godinë do të rikthehet në identitet.
Rehabilitimi i godinës është bërë i mundur falë një investimi nga fondet e vetë bashkisë Maliq ndërsa është parashikuar edhe rehabilitimi i hapësirën së jashtme, për ta kthyer në një lulishte, sikurse ka qenë dikur. Në godinë është ruajtur edhe një ndër elementët murale të së shkuarës.