Qendra e shërbimeve rinore me një ndalesë tashmë është hapur edhe në qytetin e Korçës. Kjo qendër vjen si pjesë e një programi të Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dhe ka si qëllim ofrimin e një sërë shërbimesh për të rinjtë, në drejtim të shkollimit dhe punësimit të tyre.
Kjo qendër ndodhet në qytetin e Korçës dhe çdo i ri mund të drejtohet për të marrë shërbim, pasi do të shërbejë si një urë lidhëse mes tyre dhe institucioneve të ndryshme.