• Maliq

Qendër e re shëndetësore në Zvezdë, 2600 banorët e fshatit përfitojnë nga investimi i bashkisë

Rreth 2600 banorët e fshatit Zvezdë së shpejti do të kenë një qendër shëndetësore tërësisht të re. Kjo falë një investimi të bashkisë Maliq i cili është duke përfunduar për ndërtimin e qendrës shëndetësore, një godinë e re e cila do të zëvendësojë kontenierin e mëparshm ku banorët merrnin shërbimet shëndetësore. Godina e re pritet të ketë të gjitha kushtet e duhura dhe disa ambjente ku do të ofrohen shërbimet shëndetësore thotë administratori i Njësisë Administrative Pojan, Kreshnik Azo. Ai gjithashtu tregon se prej disa muajsh është marrë një ambjent me qira e cili shërben si qendër shëndetësore për banorët deri në përfundim të qendrës së re.

Qendra e re shëndetësore është vendosur në afërsi të shkollës 9 vjeçare të fshatit Zvezdë, një pozicion lehtësisht i arritshëm nga të gjithë banorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *