• Pogradec

Qarkullonte me armë pa lejë, arrestohet 21-vjeçari në Pogradec

Kapet me armë një person në Pogradec, arrestohet nga policia. I arrestuar është me inicialet E,Sh, 22 vjeç. Ai u kap në orët e vona të mbrëmjes se djeshme duke qarkulluar me armë zjarri në zonën e Tushemishtit.

22 vjecari është i njohur për policinë pasi është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale të armëmbajtjes pa lejë, ndërsa do të jetë prokuroria që do të hetojë rastin për të parë nëse personi është i përfshirë në ndonjë konflikt.

Njoftimi:

Pogradec/Finalizohet pas disa javësh hetime proaktive, operacioni policor i koduar “Tushemishti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Hodhi nga automjeti, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez, kur pa shërbimet e Policisë, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, një shkop hekuri dhe një thikë, që i posedonte 21-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tushemishti” u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. Sh., 21 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte. 21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka hedhur në drejtim të lumit, armën e zjarrit pistoletë që mbante në brez. Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *