Muaji Gusht shënon rritje të numrit për personat që hyjnë drejt Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar tokësor me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se vetëm gjatë 48 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kamë hyrë 7570 shtetas drejt vendit tonë, ndërsa ky numër paraqitet më i lartë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ku kanë hyrë 12 073 shtetas.
Në të dyja këto pika kufitare punohet duke alternuar numrin e sporteleve për të menaxhuar fluksin dhe për të mos krijuar radhë dhe pritje të qytetarëve. Nga sa vihet re shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i drejtohen bregdetit shqiptar për të pushuar përgjatë muajit Gusht. Pritet që numri i hyrjeve por edhe i daljeve të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi janë të shumtë edhe shtetasit shqiptarë të cilët zgjedhin që pushimet ti kalojnë në shtetet fqinje apo edhe më larg.