• Maliq

Pylli i Fazanëve zbukurohet nga bora, vizitorët shijojnë natyrën ndërsa mund të njihen dhe me fazanët e sorkadhet

Bora ka mbuluar gjithë siëpërfaqen e këtij pylli prej 48 HA duke i dhënë një bukuri të veçantë. Në këtë pyll mund të shëtisësh, apo të shkrepësh edhe foto, të njihesh me florën dhe faunën e larmishme. Ndërsa fazanët janë simboli i këtij pylli, ai është dhe streha e sorkadheve. Përgjegjësi i këtij pylli Niko Demollari thotë se janë 25 çifte fazanësh që mbahen rrethuar ndërsa pylli është populluar me mbi 100 çifte si dhe 10 sorkadhe që janë kaq interesante e që janë sjellë prej Polonisë, për t’iu përshtatur klimës së ftohtë të Korçës.

Edhe gjatë vitit që lamë pas thotë Demollari, interesi i vizitorëve ka qenë i lartë.

Ndërkohë përgjegjësi shton se dëshirojnë të ngrenë dhe një muze me foto për të pasqyruar gjithë atraksionet turistike të Maliqit.

Pylli i Fazanëve ndodhet vetëm 10 km larg qytetit të Korçës dhe 2 km larg Maliqit ndërsa gëzon statusin e monumentit natyror. Këtë emër e mban që prej viteve ’60 kur nga një kënetë, nga dora e njeriut është kthyer në një zonë të gjelbëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *