Fillon procesi i mbledhjes të farave të pishës së zezë, akacjes, dushkut për të vijuar me pas me mbjelljen e këtyre farave në disa zona të përcaktuara si të nevojshme për pyllëzimin në Korçë dhe Devoll. Ardit Konomi, iniciator i kësaj nisme tregon se vetëm këtë vit pritet që të mbillen afro 100 mijë pemë, me një teknikë të veçantë e cila përdoret për herë të parë në mënyrë masive në vendin tonë. Sipas Konomit i gjithë ky proces do të kryhet me dron bombardues duke shmangur kështu mbjelljen tradicionale me fuqi puntore.
Qarku i Korçës është një nga qarqet më sipërfaqen me të madhe pyjore por nga ana tjetër është edhe një prej prefekturave me sipërfaqet me të mëdha të prerjeve të jashtëligjshme, ndaj kjo teknike duket më efikase nga ajo me fuqi puntore për rikthimin e sipërfaqeve pyjore të dëmtuara.