Përgjatë aksit Boboshticë-Dardhë janë kryer disa punime mirëmbajtje, duke qenë një rrugë me frekuentim të lartë. Burime pranë sektorit të mirëmbajtjes në Korçë bëjnë me dije se është ndërhyrë për pastrimin e vegjetacionit, kanaleve dhe tombinove, në meremetimin e veprave të artit dhe mbushjen e bankinave si dhe në rregullimin e karrexhatës së rrugës. Po të njejtat burime bëjnë të ditur se është ndërhyrë gjithashtu për rritjen e të sigurisë rrugore pasi kjo rrugë ka një frekuentueshmëri të lartë duke qenë se fshati turistik i Dardhës, ngelet një ndër atraksionet kryesore në zonën e Korçës. Ndërhyrjet kanë konsistuar në rregullimin dhe vendosjen e sinjalistikës vertikale, vijëzimin horizontal në rreth 20 mijë m2 dhe pritet që në fazën e dytë, ai të realizohet deri në Dardhë ndërsa janë vendosur edhe parmakë metalikë tek pikat e rrezikut për të rritur sigurinë rrugore. Vizitorët që frekuentojnë fshatin turistik thonë se tashmë infrastruktura ofron akses të lehtë drejt këtij fshati
Fshati turistik i Dardhës pëlqehet për natyrën e veçantë dhe përveçse një destinacion i mirëfilltë turistik, ai rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën të gëzojë një traditë të pasur në vlera.