• Maliq

Punësimi në Maliq/ Ka vende pune, por qytetarët kërkojnë paga më të larta

Bashkia e Maliqit është një prej bashkive me numrin më të lartë të qytetarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike, në raport kjo me numrin e popullsisë, çka tregon për nivelin e ulët të punësimeve në këtë zonë. Por kohët e fundit situata është duke ndryshuar për shkak edhe të disa bizneseve private të cilat kanë ofruar mjaft vende pune për qytetarët.

Pavarësisht vendeve të reja të punës të çelura nga kompanitë private, por edhe vendeve të punës të cilat ofrohen në bujqësi nga fermerët potencialë, sërisht banorët e Maliqit e kanë të vështirë të vendosin për tu punësuar. Sipas tyre arsyet lidhen me pagat e pamjaftueshme por edhe me kushtet e punës.

2374 familje në bashkinë e Maliqit trajtohen me ndihmë ekonomike nga sistemi i ndihmës ekonomike dhe 192 familje të tjera marrin ndihmë nga fondi 6% i bllok ndihmës ekonomike. Sipas kryebashkiakut të Maliqit qytetarëve do iu ofrohen vendet e punës të cilat janë në dispozicion duke i larguar nga sistemi i ndihmës ekonomike pasi ata të punësohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *