• Korça

PS takim në Moravë. Filo: “Fshati do të ecë me ritme më të shpejta mandatin e ri”

Më shumë mundësi për fshatin duke filluar nga viti i ardhshëm për të ecur me ritme më të shpejta. Kështu u shpreh kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo në një takim të zhvilluar me banorë të fshatit Moravë.

Filo, njëherazi kandidat për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, përmendi projektet e ndryshimeve në infrastrukturë por edhe përmirësimin e ekonomisë familjare për banorët e Moravës, duke ritur mirëqënien dhe duke krijuar vende të reja pune. Kjo sipas tij falë projekteve zhvillimore që bashkia ka në fokusin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *