Rreth 200 maturantë në gjimnazin Muharrem Çollaku në Pogradec i janë nënshtruar sot provimit të fundit të maturës shtetërore, atij me zgjedhje. Sipas burimeve të siguruara provimi ishte i një niveli mesatar ndërsa përgjatë gjithë kohëzgjatjes së tij prej 2 orë e 30 min gjithçka ka ecur normalisht:
Edhe në qytetin e Maliqit 250 maturantë kanë zhvilluar sot provimin e lëndës me zgjedhje, provim i cili është zhvilluar në ambjentet e shkolles 9-Vjeçare ”Agimi” Maliq.
Deri më tani ka dalë vetëm nota e provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj ndërsa pritet që sot të dalë nota e gjuhës shqipe.