Kandidatët që dëshirojnë të pajisen me leje drejtimi, tashmë e kanë më të lehtë përgatitjen për provimin. Kjo sa i takon testit teorik, ku shembuj testesh tashmë mund të shkarkohen lehtësisht në telefon si aplikacione, ndërsa mund të gjenden lehtësisht edhe tek faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kryetari i Degës së lejeve të Drejtimit në Korçë Leonard Karati thotë se këto teste japin një ndihmesë të madhe para se t’iu nënshtrohen provimit.
Sa i takon testit teorik, Karati thotë se nuk ka asnjë ndryshim.
Shembujt e testeve janë të ndarë sipas kategorive të lejes së drejtimit për të cilën do të aplikojë një kandidat. Lejet e drejtimit shqiptare njihen edhe në disa vende të tjera si Maqedonia e Veriut, Belgjika, Itali, Kosovë, Serbi, Belgjikë, etj.