Edhe në Bashkinë e Pogradecit kanë nisur sot provimet e lirimit për klasat e nënta me atë të gjuhës shqipe. Provimi ka nisur në orën 10 dhe ka zgjatur për 2 orë e 30 minuta. Në shkollën 9-vjeçare “Muhamer dhe Esat Minarolli” në qytetin e Pogradecit kanë qënë gjithsej 46 nxënës që i janë nënshtruar këtij provimi, për të testuar njohuritë e tyre në lëndën e gjuhës shqipe.
Gjithsej në gjithë bashkinë e Pogradecit kanë qënë 583 nxënës që i janë nënshtruar këtij provimi. Sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit provimi i rradhës do të jetë ai i matematikës në 25 qershor dhe më pas gjuha e huaj e parë më 28 qershor.