• Korça

Promovimi i shkollës TIK/ Takime informuese me nxënësit në disa shkolla në Maliq e Korçë

Stafi i shkollës së mesme profesionale Teknologji Informimi dhe Komunikimi në Korçë ka zhvilluar një sërë takimesh në shkolla 9-vjeçare me qëllim promovimin e kësaj shkolle dhe programit të mësimdhënies në të. Takimet janë zhvilluar në shkollat e fshatrave Sovjan dhe Libonik të bashkisë Maliq si edhe tek shkolla e fshatit Voskop në bashkinë e Korçës. Për drejtoren e shkollës TIK Julita Bimbli, është e rëndësishme që nxënësit të njihen me atë çka ofron arsimi profesional si një mundësi për të zgjedhur një profesion në një profil që gjithnjë e më shumë është i kërkuar në treg dhe i mirëpaguar.

Një pjesë e mirë e nxënësve të këtyre shkollave, kanë qenë në dijeni të programit që ofron kjo shkollë dhe shprehen pozitivisht sa i takon arsimit profesionale.

Shkolla e mesme profesionale Teknologji Informimi dhe Komunikimi në Korçë i ka të gjitha kushtet infrastrukturore dhe të programeve që ofron, në nivelin e duhur për tju përgjigjur zhvillimeve të kohës në fushën e teknologjisë së informacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *