• Korça

Promovimi i arsimit professional/ Nxënësit shfaqin interes për t’u transferuar në shkollat profesionale

Arsimi profesional gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të rinjve. Një prej tyre është Arqile Ropi i cili ka zgjedhur të studiojë pranë shkollës profesionale shërbime, pasi ka pasion kuzhinën. Ai na tregon se pas përfundimit të shkollës ka dëshirë të hapë biznesin e tij.

Me qëllim orientimin dhe nxitjen e të rinjve drejt një zanati, drejt një profesioni të sigurt, në të gjitha shkollat e mesme të qarkut të Korçës është duke u zhvilluar fushata për promovimin e arsimit profesional. Falë kësaj nisme nxënësit e klasave të 10-ta që tashmë kanë nisur gjimnazin, kanë shprehur interes për arsimin profesional.

Prej nisjes së këtij viti shkollor Ministrja e Arsimit ka nisur fushatën “Zgjidh Zanatin”, për t’i dhënë një hov të ri zgjedhjes së arsimit profesional dhe mundësisë për t’u aftësuar dhe për të zhvilluar aftësitë në zanatet më të kërkuara nga tregu i punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *