30 shkolla në të gjithë vendin janë duke pilotuar programin e mësuesve në dispozicion. Një prej tyre është edhe shkolla 9 vjeçare “Sevasti Qirjazi” në qytetin e Korçë, ku aktualisht janë punësuar dy mësuese në dispozicion, njëra për arsimin e ulët dhe tjetra për arsimin e mesëm të ulët për lëndën gjuha shqipe. Lidina Agolli është njëra prej mësueseve, e cila prej gati dy javësh është duke zëvendësuar kolegët e saj në rast të mungesës së tyre në punë.
Mësuesit në dispozicion japin edhe orë përforcuese në lëndë të caktuara për t’u ardhur në ndihmë edhe nxënësve me arritje të ulëta.
Ky program i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ka për qëllim që institucionet arsimore të zhvillojnë të gjitha orët mësimore me prani të mësuesve, për të mos krijuar boshllëqe tek nxënësit.