• Informacion

Projekti CO-HOST/ Shkolla TIK pjesë e tij

Shkolla e mesme profesionale TIK “Fan S.Noli” në Korçë është tashmë përfituese e Projektit Co-Host, objektivi kryesor i të cilit është që të mbështesë realizimin e lëvizjes ndërmjet nxënësve të shkollave profesionale të Shqipërisë, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të Bashkimit Europian, me qëllim që të përmirësojë dhe modernizojë sistemin e shkollave profesionale në Shqipëri dhe Rajon.

Kjo do të bëhet e mundur falë shkëmbimit të praktikave, që do të përfshijnë nxënës dhe staf në projekte mobiliteti të ndërthurura me trajnime virtuale.Vetë projekti fokusohet në çeshtjet e turizmit, marketingut dhe mikpritjes duke vënë theksin tek aftësitë e gjelbra dhe sipërmarrëse. Pikërisht, në vendet që po përjetojnë një rritje të shpejtë dhe ndryshime sociale, siç është edhe vendi ynë, zhvillimi duhet kuptuar si një zhvillim i qëndrueshëm, në përputhje me objektivat e Axhendës Globale për vitin 2030.

Projekti CO-HOST inkurajon format e turizmit që respektojnë mjedisin, kulturat lokale dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve. Do të jetë veçanërisht interesante dhe strategjike, për nxënësit dhe stafin e Arsimit Profesional, të përjetojnë gjatë periudhave të tyre të praktikës në vende të BE-së, praktikat më të avancuara në këtë fushë, të cilat sigurohen nga partnerë me përvojë.

Disa nga objektivat më specifike të këtij projekti janë: Të ndajë praktikat më të mira, që vijnë nga BE-ja me vendet në zhvillim, duke inkurajuar përfshirjen e ofruesve të Arsimit Profesional në projektet e bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë së BE-së;  të përmirësojë aftësitë profesionale dhe pedagogjike të stafit të shkollave të Arsimit Profesional; të përmirësojë aftësitë profesionale dhe të komunikimit të nxënësve të AFP-së, me qëllim përmirësimin e perspektivës së tyre në tregun e punës si dhe të krijohen Rrjete Kombëtare afatgjata në Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Dy partnerët nga Shqipëria që janë shkolla “Fan S. Noli” dhe Kolegji Universitar i Biznesit (KUB), kanë filluar tashmë bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të themeluar Rrjetin Kombëtar në mënyrë që të shtrojnë rrugën për mobilitetin e mësuesve dhe të nxënësve për të sjellë tregun e punës dhe Arsimin Profesional më afër. Sa i përket kësaj çeshtje, së fundmi u organizua mbledhja e Focus Group midis partnerëve të projektit dhe partnered asocues, të cilët tashmë e kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit. Ekipit i janë bashkuar shkollat profesionale të Korçës, Pogradecit e Lezhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Informacion

Më shumë