Kabinetet dentare janë ngritur pranë shkollave 9 vjeçare “Sotir Gurra” dhe “Stavri Themeli” në qytetin e Korçës dhe në shkollën e mesme të bashkuar “Bardhyl Pojani” në bashkinë e Maliqit.
Programi i kujdesit dentar në shkolla përfshin depistimin e fëmijëve për shëndetin e dhëmbëve, trajtimet dentare dhe edukimin shëndetësor të nxënësve.
Nga kontrollet e kryera deri tani, rezulton se një pjesë e fëmijëve kanë probleme të theksuara me shëndetin e dhëmbëve.
Pranë këtyre kabineteve marrin shërbim edhe nxënës të shkollave të tjera, për të mundësuar që më shumë fëmijë të kenë akses në shërbimet e kujdesit dentar e duke lehtësuar edhe prindërit, duke qënë se këto shërbime janë falas.