Shkolla 9-Vjeçare “Muharrem Veizi” Libonik ka organizuar panairin “Art, Zeje, Sport” në kuadër të programit të Ministrisë Arsimit dhe Sportit “Shkolla si Qendër Komunitare”. Në këtë aktivitet morrën pjesë nxënës, prindër dhe mësues të kësaj shkolle duke organizuar një program festiv me këngë e valle si dhe gatime tradicionale të sjella nga vetë nxënësit. Ky program ka për qëllim jo vetëm zbulimin dhe zhvillimin e talenteve, por edhe që të nxisë tek nxënësit një jetë të shëndetshme.
Programi “Art, Zeje dhe Sport”, ka për qëllim ndërtimin e partneritetit shkollë-familje-komunitet dhe angazhimin gjithpërfshirës të palëve, në funksion të zhvillimit të potencialit të plotë të nxënësve si dhe nxjerrjen në pah të talenteve të tyre, në fusha të ndryshme.