• Korça

Programe unikale studimi/ Universiteti Fan Noli lidh marrëveshje me Politeknikun

Universiteti Fan Noli i Korçës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës pritet të çelin programe të përbashkëta studimi. Një gjë e tillë është përfshirë ditën e sotme në një marrëveshje të nënshkruar nga rektorët e këtyre universiteteve. Sipas rektorit të universitetit Fan Noli, në Korçë do të çelen programe që do të jenë unikale në vend, ndërsa studentët pritet të vijnë nga të gjitha trevat shqipfolëse por edhe me gjerë në rajon.

Universiteti Politeknik i Tiranës është i përfshirë në gjashtë diploma të dyfishta me universitetet europiane, ndërsa edhe për programet e studimit me universitetin e Korçës diploma do të jetë e dyfishtë.

Vetëm pak kohë më parë rektorati i Universitetit Fan Noli ka votuar për bashkimin me universitetin e Tiranës, por pas reagimit të studentëve dhe pedagogëve gjithçka është kthyer mbrapsht. Tashmë është Universiteti Politeknik ai që vjen në Korçë me programe të përbashkëta studimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *