Profilizimi i universiteteve do të nisë nga Korça. Universiteti Fan Noli është caktuar si një universitet pilot ku tashmë ka nisur puna për profilizimin përmes një grupi ekspertësh të cilët kanë ardhur prej disa ditësh duke marrë kontaktet e para me rektorin dhe stafin.
Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit është duke punuar për profilizimin e universiteteve duke sjellë në Korçë tre ekspertë të huaj të cilët pritet të japin edhe rekomandimet e tyre lidhur me profilizimin e universitetit Fan Noli. Rektori Bello sqaron edhe të mirat që do të vijnë nga profilizimi i universitetit.
Profilizimi i universiteteve është një procedurë që do të zgjasë disa vite, në mënyrë që të përcaktohen programet për secilin universitet në përputhje me stafin mësimor dhe kërkesat e tregut të punës.