Deputetja Olta Xhacka e shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli kanë vizituar një punishte të prodhimit të ikonave në këtë qytet e cila operon aty prej dy vitesh. Erald Mullai drejtuesi i kësaj punishteje ka më shumë se 10 vite që merret me prodhimin e ikonave, ndërsa për më shumë se 8 vite e ushtroi këtë biznes në Rumani dhe më pas vendosi që pas 26 vitesh në emigracion të rikthehet në vendlindje duke hapur punishten në Pogradec. Sot për sot kjo është e vetmja punishte në vendin tonë e certifikuar për këtë prodhim i cili eksportohet në të gjithë Rumaninë.
Eraldi shprehet mjaf i kënaqur me klimën e biznesit që ka gjetur në Pogradec, ai thotë se cdo muaj drejt Rumanisë transportohen më shumë se 200 mijë ikona kishtare ndërsa së fundmi po punon për të eksportuar edhe drejt shtetit grek. Në 10 vite funksionimi ai thotë se ka prodhuar më shumë se 10 milionë ikona kishtare.