• Korça

Prodhimi i rakisë së manit/ Tradita e trashëguar ndër breza në fshatin Boboshticë

Boboshtica është një fshat i  njohur jo vetëm për mikpritjen dhe traditën e tij por edhe për rakinë e manit. Prodhimi i saj vjen si një traditë e trashëguar brez pas brezi dhe në shtëpitë e boboshtarëve nuk mungojnë kazanët e rakisë. Sipas banorëve, duket se këtë vit prodhimi do të jetë i mbarë e cilësor pasi pemtoret me mana nuk kanë pësuar dëmtime nga moti i lagësht. Procesi i përgatitjes së kësaj rakie realizohet në muajt korrik dhe gusht, atëhere kur piqet ky frut.

Jo vetëm burrat por edhe gratë janë kthyer në mjeshtre të nxjerrjes së rakisë së manit që dallohet nga ngjyra e gjelbër ndërsa pohojnë se kjo raki ka edhe veti kurative.

Proçesi i nxjerrjes së rakisë së manit është një tjetër element i Trashëgimisë kulturore jomateriale për zonën e Korçës ndërsa ngelet ndër të paktat procese artizanale të konservuara me fanatizëm. Janë banorët e dy fshatrave, Boboshticë dhe Drenovë që e prodhojnë dhe servirin atë të shoqëruar me reçel në shenjë mikpritje për mysafirët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *