• Maliq

Prodhimi i grurit dhe misrit, sipërfaqe të mëdha të mbjellash në Orman

Gruri dhe misri janë 2 prej kulturave bujqësore që mbillen më së shumti nga fermerët në fshatin Orman të bashkisë Maliq. Gjatë vitit të kaluar, për shkak të subvencionimit që fermerët përfituan nga skema mbështetëse e Qeverisë, sipas së cilës fermeri përfitontë një subvencionim prej 30 mijë lekësh për HA, pati një shtim të sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë me rreth 500 HA më tepër. Prodhimi ishte i mbarë dhe tregu i shitjes nuk mungoi, ndërsa edhe çmimi ishte i kënaqshëm.

Ndërsa për këtë vit, rendimenti i prodhimit shënoi një rënie tek gruri po dhe tek misri vjelja e të cilit nuk ka nisur ende, si pasojë e dëmtimit që pësuan këto kultura nga kushtet atmosferike të papërshtatshme që sollën shfaqjen e disa sëmundjeve. Të ndodhur përballë një situatë të tillë, fermerët u këshilluan të kryenin një sërë trajtimesh për të mbrojtur prodhimin.

Në fshatin Orman gjatë këtij viti u mbollën rreth 100 HA me misër dhe 260 HA me grurë. Fusha e Maliqit mbulon një nga hapësirat më të mëdha në vendin tonë ku mbillen një sërë kulturash bujqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *