Prodhimi i qepës nga fermerët e Qarkut Korçë vitin që shkoi ishte i mbarë dhe është shitur gjithë sasia e kultivuar. Një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në këtë fakt, ka qenë përzgjedhja e farës cilësore për mbjelljen e qepës duke sjellë më pas një product me cilësi të lartë dhe fitime të kënaqshme për fermerët. Ata kanë treguar interes për disa varietete farash të importuara nga Holanda, të gjeneracionit F1 të cilët veç të tjerash, janë kultivarë të hershëm dhe japin prodhim në pikun e sezonit turistik kur ky produkt ka konsum të gjerë si dhe janë më rezistentë në kushtet e motit në dimër.
Agronomi shton më tej se kërkesa e tregut ka qenë më e lartë se sasia e prodhuar.
Qepa është një kulturë që mbillet masivisht në fushën e Maliqit dhe gjatë vitit 2023 me të është mbjellë një sipërfaqe prej mbi 700 HA. Zonat më potenciale ku prodhohet janë fshatrat në njësitë Pirg e Pojan.