• Maliq

Procesi i vaditjes së tokave bujqësore. Njësia Pojan pa probleme, furnizimi kryhet me 2 skema

Vaditja e tokave bujqësore në Njësinë Pojan të bashkisë Maliq po vijon pa probleme. Duke qenë se kjo njësi mbulon një sipërfaqe të madhe tokash, procesi i ujitjes realizohet përmes 2 skemave, në mënyrë që të jetë në kontroll e gjithë fusha. Administratori i kësaj Njësie Kreshnik Azo bën me dije se fermerët kanë pasur sasi të mjaftueshme uji për të mbuluar nevojat e tyre, ndërsa shton se vendosja në punë e stacionit të pompimit ka dhënë një ndihmesë të madhe për këtë proces. Nga ky stacion furnizohen me ujë kanalet e tokave bujqësore të fshatit Pojan dhe Orman ndërsa fshatrat e tjerë marrin ujë nga Diga e Zëmblakut.

Azo bën me dije se para nisjes së sezonit të vaditjes, është kryer dhe pastrimi i kanaleve vaditës nga barishtet në mënyrë që procesi të vijojë pa probleme. Fusha e Pojanit zë një sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore prej gati 5200 HA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *