• Maliq

Procesi i numërimit në Bashkinë e Maliqit, kryeson Gëzim Topçiu

Vijon procesi i numërimit të votave në KZAZ-në 70 që përfshin Bashkinë e Maliqit. Deri në këto momente janë numëruar votat e 40 qendrave të votimit, nga 76 që ka në total kjo KZAZ. Rezultatet e deritanishme janë 3145 vota për Alfred Gegën, kandidat i Koalicionit Bashkë Fitojmë dhe 6292 për Gëzim Topçiun, kandidat i Partisë Socialiste, njëherazi kryetar në detyrë i Bashkisë Maliq. Sipas kryetares së KZAZ-së 70, deri tani janë numëruar votat e njësive administrative Pojan, Vreshtas, Gorë dhe gati gjysma e atyre të njësisë Libonik. Procesi i numërimit të votave ka vijuar normalisht pa ndërprerje që prej mesnatës së djeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *