Korça dhe Pogradeci tashmë kanë 6 ndërmjetësues, të cilëve qytetarët mund t’i drejtohen për të zgjidhur mosmarrëveshje të ndryshme pa qenë nevoja të kalojnë në procese gjyqësore të gjata. Lajmi bëhet i ditur nga Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit Drita Avdyli e cila thotë se së shpejti në Korçë, do të ketë edhe një dhomë vendore ndërmjetësimi. Kanë qenë të ndryshme çështjet e adresuara ndaj ndërmjetësuesve si ato për divorcet, problemet me pronësinë apo edhe çështje penale.
Shërbimi i ndermjetësimit ofrohet nga prej 7 vitesh në Shqipëri nga persona të liçensuar ndërsa shkurton kostot dhe kohën e zgjidhjes së një konflikti mes palëve.