Temperaturat e larta që kanë shoqëruar këtë verë, kanë rënduar gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Mjeku psikiatër Spero Binishi thotë se duke iu referuar shqetësimeve të shtuara, konsulatat me mjekët psikiatër kanë qenë më të shpeshta.
Personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor trajtohen nga një staf profesionistësh të cilët ofrojnë të gjitha shërbimet e mundshme për rehabilitimin e tyre në shoqëri. Nga këto probleme vuajnë rreth 20% e popullatës.