Ulja e temperaturave ka rënduar gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht tek ata që vuajnë nga çrregullimet e humorit dhe ai depresiv.
Mjekja psikiatre thotë se grupmoshat të cilat preken më tepër nga probleme të shëndetit mendor janë kryesisht të moshuarit por nuk përjashton dhe adoleshentët.
Bode thotë se pozitiv është fakti që ka një sensibilizim për trajtimin e këtyre problemeve.
Numri i vizitave pranë Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor ka qenë në rritje e mesatarisht në ditë kryhen deri në 30 të tilla.