Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole bashkë me kryetarin e bashkisë Ilir Xhakollin dhe N/prefektin Luan Maxhari zhvilloi një takim me përfaqësuesit e OSHEE Pogradec, Maliq dhe Librazhd në lidhje me problematikat që hasen në furnizimin me energji elektrike gjatë vjeshtës dhe dimrit. Në diskutim e realizuar u konkludua që të merren masat e duhura për zgjidhjen e çdo problematike në rast të defekteve që mund të shkaktohen në rrjetin elektrik, në mënyrë që të garantohet furnizim të pandërprerë për abonentët. Vëmendje e veçantë u kërkua që ti kushtohet zonave me probleme në rrjet në Mokër e Gorë dhe fshatrat që janë pjesë e tyre.
Prefekti dhe kryetari i bashiksë morën garancinë se grupet e OSHEE do të vazhdojnë jenë gjithë kohës në gatishmëri ashtu si edhe bashkia Pogradec do të jetë mbështetëse për zgjidhjen e çdo problematike në kohën e duhur. Ndërkohë Jole garantoi se institucioni i prefektit do të jetë gjatë gjithë kohës në komunukim të vazhdueshëm me instancat më të larta për realizimin edhe të investimeve që kërkohen në rrjetin elektrik sidomos në zonat e thella malore.